Sot, ka ndërruar jetë profesori universitar Muhamed Kërveshi.
Lajmi është bërë i ditur nga familjarët e tij, transmeton Klankosova.tv.
Varrimi i profesorit bëhet nesër (15.02.2025) në varrezat e qytetit të Pejës.
Muhamed Kërveshi lindi në Mitrovicë më 1935. Shkollën fillore e kreu në Pejë, ndërsa gjimnazin në vendlindje. U largua nga Kosova për të studiuar filozofi në Universitetin e Beogradit dhe më pas kreu studimet pasuniversitare në Zagreb.
U rikthye në Kosovë, në Prishtinë, ku mbrojti më pas edhe doktoraturën.Ka dhënë mësim në Fakultetin e Filologjisë të Universitetit të Prishtinës.
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
<!–
–>



