Thursday, August 6, 2026
spot_img
HomeLajmeHaziri: LDK po negocion me VV-në për marrëveshje, sot pritet të konstituohet...

Haziri: LDK po negocion me VV-në për marrëveshje, sot pritet të konstituohet Kuvendi

Deputeti i zgjedhur i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, ka deklaruar se LDK është në bisedime me Lëvizjen Vetëvendosje (VV) për arritjen e një marrëveshjeje politike, ndërsa ka shprehur bindjen se sot do të konstituohet Kuvendi i Kosovës.

Para nisjes së seancës konstituive, Haziri tha se mësimi më i madh nga proceset e fundit politike është që të mos përsëriten bllokadat institucionale.

“Mësimi më i madh që duhet ta nxjerrim të gjithë është që 9 shkurti dhe 28 dhjetori të mos përsëritet, në kuptimin e mosarritjes së bashkëpunimit, mosarritjes së marrëveshjeve, moszbatimit të vullnetit qytetar për zgjedhjet. Tani jemi në bashkëpunim me partinë e parë, jemi duke biseduar për të ndërtuar një marrëveshje funksionale në interes të agjendës së Republikës, ende jemi në nivelin e diskutimeve lidhur me parimet e një funksionit të një bashkëpunimi, i cili do të jetë i qëndrueshëm e do t’i japë vendit stabilitet. Sot do të konstituohet Kuvendi sipas rezultatit zgjedhor”, tha ai.

Ai shtoi se pret që Kuvendi i Kosovës të konstituohet sot, në përputhje me rezultatin e zgjedhjeve, ndërsa theksoi se diskutimet ndërmjet LDK-së dhe VV-së janë ende në fazën e përcaktimit të parimeve të bashkëpunimit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT