Friday, May 15, 2026
spot_img
HomeShowbizVdes në moshën 24 vjeçare aktorja e njohur koreane

Vdes në moshën 24 vjeçare aktorja e njohur koreane

Aktorja koreano-jugore, Kim Sae-ron u gjet e vdekur në shtëpinë e saj në Seul të dielën, gati dy vjet pasi ajo u tërhoq nga sytë e publikut pas një dënimi për vozitje në gjendje të dehur.

Sipas CNN, transmeton Klanksova.tv, ende nuk dihen rrethanat e vdekjes së 24 vjeçares.

Kim e filloi karrierën e saj shumë e re dhe fitoi njohje të gjerë, duke përfshirë një paraqitje në Festivalin e Filmit në Kanë, për rolin e saj si një vajzë e braktisur në një jetimore në filmin e vitit 2009 “A Brand New Life”.

Por karriera e Kim-it kishte ngecur që nga prilli i vitit 2023 pasi një gjykatë në Seul e shpalli fajtore për drejtimin e mjetit nën ndikim kur ajo përplasi makinën e saj në kryeqytetin e Koresë së Jugut një vit më parë. Kim u shmang burgut, por u gjobit me rreth 14,000 dollarë.

Roli i saj i fundit i njohur ishte në dramën Koreane të Netflix të vitit 2023 “Bloodhounds”.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT