Thursday, August 6, 2026
spot_img
HomeLajme38-vjeçari nga Kosova humb jetën në një aksident me motoçikletë në Mirditë

38-vjeçari nga Kosova humb jetën në një aksident me motoçikletë në Mirditë

Një 38-vjeçar nga Kosova ka humbur jetën mbrëmjen e së enjtes si pasojë e një aksidenti të ndodhur në autostradë, në afërsi të fshatit Fan, në Mirditë.

Sipas Policisë së Shqipërisë, rreth orës 20:00, shtetasi me inicialet L. D., teksa drejtonte motoçikletën e tij, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi mjetin dhe për pasojë ka dalë nga rruga, shkruan A2, përcjell Klankosova.tv.

Si pasojë e aksidentit, 38-vjeçari u transportua me urgjencë në Spitalin e Rrëshenit për të marrë ndihmë mjekësore, por nuk arriti t’u mbijetojë plagëve të marra.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë grupi hetimor dhe shërbimet policore, të cilat po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve që çuan në aksidentin fatal.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT