Wednesday, June 17, 2026
spot_img
HomeLajmeVdes gruaja e cila u aksidentua ditë më parë në Jabllanicë të...

Vdes gruaja e cila u aksidentua ditë më parë në Jabllanicë të Leshanit

Ka vdekur gruaja e cila ditë më parë mori lëndime të rënda si pasojë e një aksidenti që ndodhi në rrugën Pejë-Klinë, konkretisht në fshatin Jabllanicë e Leshanit.

A.Bajramaj e cila po trajtohej në spitalin e Pejës, vdiq sot në orët mëngjesit.

Rastin e ka konfirmuar për Klankosova.tv Fadil Gashi, zëdhënës i policisë për rajonin Pejës.

“Ka qenë duke u trajtuar në spitalin e Pejës. Sot në orët e mëngjesit jemi njoftuar se personi në fjalë ka ndërruar jetë. Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti po hetohet”, ka deklaruar Gashi për Klankosova.tv.

Klankosova.tv mëson se viktima është A.Bajramaj.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT