Reperi amerikan, DJ Unk, ka vdekur në moshën 42-vjeçare.
Lajmin për vdekjen e tij e ka konfirmuar bashkëshortja e të ndjerit, Sherkita Long-Platt, në rrjete sociale, ndonëse nuk dihet ende shkaku I vdekjes.
“Ju lutem më respektoni mua dhe familjen time. Sapo humba bashkëshortin dhe fëmijët e mi babanë e tyre. Jetët tona nuk do të jenë kurrë njësoj”.
DJ Unk njihej për hitet “Walk It Out” dhe “2 Step”.
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
<!–
–>


