Fahri Fazliu i ri, nipi i Heronjve të Kombit, Fahri dhe Bahri Fazliu, është takuar me presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, gjatë qëndrimit të këtij të fundit në Vuthaj të Malit të Zi.
Sipas njoftimit, takimi është zhvilluar në një atmosferë respekti, mirënjohjeje dhe fryme kombëtare, duke vënë theksin te rëndësia e ruajtjes së historisë, vlerave dhe trashëgimisë kombëtare, transmeton Klankosova.tv.
Po ashtu, bëhet e ditur se takimi pasqyron përkushtimin për nderimin e figurave historike dhe idealeve për të cilat u angazhuan Fahri dhe Bahri Fazliu, si pjesë e rëndësishme e kujtesës dhe identitetit kombëtar.
Postimi i plotë i Fahri Fazliut të ri:
Takim vëllazëror me Presidentin e Republikës së Shqipërisë, z.Bajram Begaj, në Malësinë e Madhe, në Plavë e Guci.
Një takim i mbushur me respekt, mirënjohje dhe frymë kombëtare, në shërbim të vlerave që na bashkojnë.
Respekt dhe mirënjohje!


