Friday, September 4, 2026
spot_img
HomeShowbizVdekje e dyshimtë në Novobërdë, viktima u gjet pa shenja jete në...

Vdekje e dyshimtë në Novobërdë, viktima u gjet pa shenja jete në shtëpinë e tij

Një rast i vdekjes së dyshimtë është raportuar në komunën e Novobërdës.

Sipas Policisë së Kosovës, në shtëpinë e tij është gjetur pa shenja jete një mashkull kosovar. Njësitë policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë siguruar perimetrin.


Me vendim të prokurorit të shtetit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion, në mënyrë që të përcaktohen rrethanat dhe shkaku i saktë i vdekjes.

Hetimet lidhur me rastin janë në vijim. /Telegrafi/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT