Friday, September 4, 2026
spot_img
HomeLajme24-vjeçarja shqiptare gjendet e vrarë në Austri, dyshohet se u godit me...

24-vjeçarja shqiptare gjendet e vrarë në Austri, dyshohet se u godit me çekiç

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Graz të Austrisë, ku një 24-vjeçare shqiptare është gjetur pa shenja jete në banesën ku jetonte me partnerin e saj.

Viktima është identifikuar si Abigel Laçi, me origjinë nga Vlora. Sipas raportimeve të mediave austriake, ajo dyshohet se është vrarë pasi është goditur me çekiç, ndërsa i dyshuari për krimin është vëllai 23-vjeçar i partnerit të saj.

Ngjarja ka ndodhur mesditën e së enjtes, më 3 shtator, në një apartament në qendër të Grazit. Policia është njoftuar rreth orës 12:40 dhe, pasi ka mbërritur në vendngjarje, ka gjetur 24-vjeçaren pa shenja jete, raporton TCH.

Pak më vonë, policia ka arrestuar në shkallët e ndërtesës një 23-vjeçar, i cili sipas dëshmitarëve ishte i mbuluar me gjak.

Nga të dhënat paraprake dyshohet se i riu kishte hyrë me forcë në apartament, në një kohë kur viktima ndodhej e vetme në banesë.

Hetuesit dyshojnë se gjatë krimit është përdorur një çekiç. I dyshuari ka zgjedhur të heshtë gjatë marrjes në pyetje dhe nuk ka dhënë shpjegime për ngjarjen apo motivin e mundshëm.

Autoritetet kanë kryer autopsinë e trupit të 24-vjeçares, ndërsa hetimet po vazhdojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe motivit të vrasjes.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT