Friday, August 7, 2026
spot_img
HomeLajmeVdekja tragjike e kosovarëve, lagjja Nuhaj në zi: “Nuk ka fjalë që...

Vdekja tragjike e kosovarëve, lagjja Nuhaj në zi: “Nuk ka fjalë që e lehtësojnë këtë dhimbje”

Lagjja Nuhaj është mbuluar nga zija pas një aksidenti tragjik, ku humbën jetën tre anëtarë të së njëjtës familje.

Banorët e lagjes kanë shprehur dhimbjen e tyre për humbjen e rëndë, duke thënë se kjo ngjarje ka lënë zemrat e tyre të thyera.

Këta janë tre mërgimtarët që vdiqën në aksidentin në Gjermani, mes tyre një 16-vjeçar

Lagjja jonë Nuhaj është mbuluar nga dhimbja. Humbja tragjike e tre anëtarëve të një familjeje në një aksident ka lënë zemrat tona të thyera. Nuk ka fjalë që e lehtësojnë këtë dhimbje”, thuhet në  postimin e një bashkëfshatari të viktimave, transmeton Klankosova.tv.

Ata kanë shprehur ngushëllime për familjen e të ndjerëve, duke lutur që Zoti t’i mëshirojë dhe t’u japë forcë familjarëve për ta përballuar këtë pikëllim.

Mediat gjermane: Tre të vdekur në një aksident të tmerrshëm në Nittendorf

Do t’i kujtojmë gjithmonë me respekt dhe mall. U prehshin në paqe”, thuhet më tej në mesazhin e banorëve të lagjes Nuhaj.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT