Friday, August 7, 2026
spot_img
HomeLajmeBrenda 24 orëve në Emergjencën e QKUK-së u trajtuan 317 pacientë, 30...

Brenda 24 orëve në Emergjencën e QKUK-së u trajtuan 317 pacientë, 30 të lënduar në aksidente trafiku

Qendra Emergjente e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) ka ofruar 317 shërbime mjekësore gjatë 24 orëve të fundit për pacientët që kanë kërkuar ndihmë urgjente.

Sipas të dhënave zyrtare, 94 pacientë janë trajtuar në repartin e Reanimimit, 87 në Emergjencën Internistike, 56 në Emergjencën Kirurgjike dhe 56 në Emergjencën Ortopedike.

Ndërkaq, 24 pacientë kanë marrë shërbime në Sallën e Vogël, ku janë kryer qepje, përpunim dhe pastrim i plagëve.

Sa i përket rasteve të trajtuara sipas natyrës së lëndimeve, gjatë kësaj periudhe janë regjistruar tetë persona të përfshirë në përleshje fizike, ndërsa 30 persona kanë kërkuar trajtim si pasojë e lëndimeve të marra në aksidente trafiku.

Po ashtu, gjatë 24 orëve të fundit janë realizuar 28 pranime për trajtim të mëtejmë në klinika të ndryshme të QKUK-së.

Sipas njoftimit, në këtë periudhë janë regjistruar edhe dy raste të vdekjeve (exitus).

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT