Friday, August 7, 2026
spot_img
HomeLajmeKolona në kufi, deri në 60 minuta pritje në dalje te Dheu...

Kolona në kufi, deri në 60 minuta pritje në dalje te Dheu i Bardhë

Mërgimtarët dhe qytetarët që po udhëtojnë përmes pikëkalimeve kufitare të Kosovës po përballen me pritje të ndryshme, varësisht nga pika kufitare.

Sipas të dhënave të fundit nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, pritjet më të gjata janë regjistruar në dalje nga pika kufitare Dheu i Bardhë, ku qytetarët po presin deri në 60 minuta, transmeton Klankosova.tv.

Kohë pritjeje janë raportuar edhe në pikën kufitare Merdarë, ku në dalje pritjet arrijnë deri në 40 minuta.

Ndërkohë, në Han të Elezit qytetarët po përballen me pritje më të shkurtra, rreth 10 minuta si në hyrje ashtu edhe në dalje.

Autoritetet vazhdojnë të monitorojnë gjendjen në pikëkalimet kufitare, ndërsa fluksi i udhëtarëve pritet të jetë më i lartë gjatë ditëve të verës dhe sezonit të pushimeve.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT