Wednesday, April 29, 2026
spot_img
HomeLajmeVdekja e punëtorit në Pejë, Prokuroria nis hetimet

Vdekja e punëtorit në Pejë, Prokuroria nis hetimet

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në fshatin Gllaviçicë të Pejës, ku një person e ka humbur jetën në vendin e punës.

Për rastin tragjik tashmë kanë nisur hetimet nga Prokuroria.

Kështu deklaroi për Klankosova.tv Shkodran Nikçi, zëdhënës i kësaj prokurorie.

“Dy prokurorë të shtetit kanë dalë në vendin e ngjarjes ku ka humbur jetën një person. Bëhet fjalë për një punëtor i cili, si pasojë e plagëve të marra, ka humbur jetën. Në vendin e ngjarjes janë edhe shefi i drejtorisë rajonale të Pejës dhe hetuesit policorë, së bashku me Inspektoratin e Punës, duke i kryer ekzaminimet e nevojshme. Viktima është dërguar pa shenja jete në Spitalin Rajonal të Pejës”, deklaroi Nikçi për Klankosova.tv.

“Trupi i pajetë i viktimës pritet t’i nënshtrohet procedurave të mjekësisë ligjore, ndërkohë që autoritetet po punojnë për të zbardhur nëse ka pasur shkelje të rregullave të sigurisë në punë”, u shpreh ai.

Derisa Klankosova.tv mëson se viktima është Beqir Vokshi.

Ende janë të paqarta rrethanat në të cilën ka ndodhur rasti.

Tragjike në Pejë: Një person humb jetën në vendin e punës

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT