Friday, September 11, 2026
spot_img
HomeLajmeRritet në 35 numri i viktimave nga zjarri në tragetin në Filipine

Rritet në 35 numri i viktimave nga zjarri në tragetin në Filipine

Të paktën 35 persona kanë humbur jetën nga zjarri që përfshiu një traget në provincën Palawan të Filipineve, pasi ekipet e shpëtimit kanë nxjerrë sot 30 trupa nga anija, njoftoi Roja Bregdetare Filipinase.

Trageti MV June Aster u përfshi nga flakët të mërkurën, ndërsa ekipet e shpëtimit nuk kishin mundur të hipnin më herët në bord për shkak të tymit të dendur dhe temperaturave të larta.

Sipas të dhënave zyrtare, trageti kishte 117 pasagjerë dhe 17 anëtarë të ekuipazhit.

Deri më tani, 43 persona janë shpëtuar nga ujërat përreth tragetit, ndërsa 84 të tjerë rezultojnë të zhdukur.

Më herët ishte raportuar për pesë viktima dhe më shumë se 80 persona të zhdukur, por bilanci u rrit pasi ekipet e shpëtimit arritën të hynin në traget dhe të nxirrnin trupat.

Roja Bregdetare Filipinase bëri të ditur se MV June Aster ishte nisur nga Manila dhe ndodhej pranë Coronit, në provincën Palawan, kur zjarri shpërtheu të mërkurën rreth orës 18:45 sipas kohës lokale.

Shkaku i zjarrit ende nuk është përcaktuar, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të incidentit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT