Monday, September 21, 2026
spot_img
HomeLajmeVdekja e punëtorit në Ferizaj, ndalohet për 48 orë një person

Vdekja e punëtorit në Ferizaj, ndalohet për 48 orë një person

Një person është ndaluar për 48 orë në lidhje me rastin e vdekjes së një punëtori 59-vjeçar në Ferizaj, i cili dyshohet se ka rënë nga kati i gjashtë i një objekti në ndërtim.

Sipas Prokurorisë Themelore në Ferizaj, masa e ndalimit është marrë me vendim të prokurorit të shtetit, nën dyshimin për veprën penale “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”.

Prokuroria ka udhëzuar Policinë dhe Inspektoratin e Punës që të ndërmarrin veprimet e nevojshme hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT