Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka marrë pjesë në një organizim në New York, të dedikuar rolit të grave në proceset e paqes dhe sigurisë.
Osmani tha se ishte e ftuar nga organizata “Women Political Leaders”.
Osmani tha se përfaqësimi i grave në proceset vendimmarrëse është veçanërisht i rëndësishëm në një kohë kur paqja, siguria dhe demokracia po përballen me sfida të reja.
Sipas Osmanit, përfshirja e grave nuk është vetëm çështje pjesëmarrjeje, por një element i rëndësishëm për ndërtimin e shoqërive më të sigurta, gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshme.
Në këtë organizim është diskutuar edhe ndikimi i zhvillimeve teknologjike në sigurinë globale.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


