Mekanizmi Ndërkombëtar Rezidual për Gjykatat Penale ka njoftuar se ende nuk mund të përcaktojë se kur trupi i Ratko Mlladiqit do t’i dorëzohet Serbisë dhe as të japë hollësi për rrethanat e vdekjes së tij.
Sipas Mekanizmit, hetimi për vdekjen e Mlladiqit po vazhdon nën drejtimin e gjyqtarit Ian Bonomy, me urdhër të presidentit të institucionit.
Më 27 gusht 2026, presidenti i Mekanizmit e ngarkoi Bonomyn me hetimin e rrethanave në të cilat Mlladiqi vdiq derisa ndodhej nën mbikëqyrjen e Njësisë së Paraburgimit të Kombeve të Bashkuara në Hagë.
Gjyqtari është udhëzuar t’i raportojë rezultatet e hetimit “sa më shpejt që të jetë e mundur”, por nuk është caktuar ndonjë afat për përfundimin e procesit.
Për këtë arsye, institucioni nuk ka bërë të ditur se kur mund të përfundojnë procedurat për dorëzimin e trupit të Mlladiqit në Serbi.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


