Saturday, August 29, 2026
spot_img
HomeLajmeOVL-UÇK dënon përpjekjet e Serbisë për ta lartësuar Mlladiqin si hero

OVL-UÇK dënon përpjekjet e Serbisë për ta lartësuar Mlladiqin si hero

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka dënuar ashpër përpjekjet e Serbisë për ta lartësuar Ratko Mlladiqin dhe për ta shndërruar varrimin e tij në një akt nderimi shtetëror.

Në reagimin e OVL-UÇK-së thuhet se paraqitja si hero kombëtar e një personi të dënuar me burgim të përjetshëm për gjenocid, krime kundër njerëzimit dhe krime lufte përbën fyerje për viktimat dhe rehabilitim të ideologjisë që prodhoi gjenocid.

“Kurorëzimi i një krimineli të dënuar lufte si hero kombëtar fyen çdo viktimë të tij dhe rehabiliton hapur ideologjinë që prodhoi gjenocid”, thuhet në reagim.

Sipas organizatës, Beogradi vazhdon të refuzojë përballjen me të kaluarën dhe të ushqejë ideologjinë që shkaktoi masakra, dëbime dhe varreza masive.

OVL-UÇK vlerësoi se kjo qasje përbën kërcënim të drejtpërdrejtë për paqen në rajon, duke theksuar se kujtimi dhe dinjiteti i viktimave nuk mund të negociohen.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT