Saturday, August 29, 2026
spot_img
HomeLajmeKultivuan 355 bimë kanabisi në 15 parcela, arrestohen dy persona në Shqipëri

Kultivuan 355 bimë kanabisi në 15 parcela, arrestohen dy persona në Shqipëri

Dy persona janë arrestuar në Fushë Arrëz, nën dyshimin se kanë kultivuar 355 bimë të dyshuara narkotike të llojit Cannabis Sativa.

Operacioni policor i koduar “Gurra” u finalizua pas disa javësh hetime nga Komisariati i Policisë Pukë, në bashkëpunim me Forcat Operacionale dhe nën drejtimin e Prokurorisë.

Në pranga kanë përfunduar E.P., 20 vjeç, dhe S.J., 50 vjeç, të dy banues në fshatin Aprip i Gurit.

Sipas Policisë, bimët narkotike dyshohet se ishin kultivuar në 15 parcela në tokë publike në këtë fshat. Pas zbulimit, ato janë asgjësuar përmes djegies.

Materialet procedurale i janë dorëzuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm në Shkodër për veprime të mëtejshme.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT