Saturday, September 5, 2026
spot_img
HomeLajmeVdekja e dyshimtë: Prindërit hetuan se vajza s’po merrte frymë (VIDEO)

Vdekja e dyshimtë: Prindërit hetuan se vajza s’po merrte frymë (VIDEO)

Vetëm 5 muaj më parë, të afërmit i pritën për gëzim, por të mërkurën ata shkuan për kryeshëndosh.

Një ditë më parë, familjes Mustafa në Plemetin të Obiliqit, u vdiq foshnja 5-muajshe. Të tronditur, ata thanë se në mëngjes, vogëlushja ishte pa shenja jete, raporton Klan Kosova.

Familjarët që janë nga komuniteti rom, deklaruan se bebja nuk kishte probleme shëndetësore. Por ata nuk fajësojnë askënd.

Pikërisht për të zbuluar arsyen se si ndodhi rasti, prokurori urdhëroi të bëhet obduksioni.

Ekzaminimi i kërkuar iu bë të mërkurën, por ende nuk ka rezultat konkret.

Deri më tani nga organet e hetuesisë nuk ka dyshime për vdekje të dyshimtë apo për neglizhencë nga ana e prindërve.

Ndiqeni kronikën në vijim:

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT