Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në fshatin Gllaviçicë të Pejës, ku një person ka humbur jetën gjatë punës, raporton Sinjali.
Viktima është Beqir Vokshi, rreth 43-vjeçar, ndërsa rrethanat që çuan në këtë fund tragjik mbeten ende të paqarta.
Përveç Policisë, raportimin e Sinjalit e ka konfirmuar edhe Prokuroria në Pejë, ku kanë bërë të ditur se viktima është dërguar pa shenja jete në Spitalin Rajonal të Pejës.
“Dy prokurorë të shtetit kanë dalë në vendin e ngjarjes ku ka humbur jetën një person. Bëhet fjalë për një punëtor i cili, si pasojë e plagëve të marra, ka humbur jetën. Në vendin e ngjarjes janë edhe shefi i drejtorisë rajonale të Pejës dhe hetuesit policorë, së bashku me Inspektoratin e Punës, duke i kryer ekzaminimet e nevojshme. Viktima është dërguar pa shenja jete në Spitalin Rajonal të Pejës”, tha zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


