Thursday, July 30, 2026
spot_img
HomeLajmeVazhdon votimi në Kuvendin e jashtëzakonshëm të LDK-së, kanë votuar rreth 70%...

Vazhdon votimi në Kuvendin e jashtëzakonshëm të LDK-së, kanë votuar rreth 70% e delegatëve

Në Kuvendin e jashtëzakonshëm të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) po vazhdon procesi i votimit për shkarkimin ose konfirmimin e kryetarit Lumir Abdixhiku.

Gazetari i Klan Kosovës, Besnik Tahiri, raportoi se rreth 70 për qind e 328 delegatëve të pranishëm tashmë kanë hedhur votën e tyre.

Sipas tij, Kuvendi u thirr pasi më shumë se 140 delegatë mblodhën nënshkrimet, duke shprehur pakënaqësi me rezultatin e LDK-së në zgjedhjet e 7 qershorit, ku partia u rendit e treta.

Nga 355 delegatë sa ka gjithsej LDK-ja, 328 po marrin pjesë në punimet e Kuvendit, ndërsa procesi i votimit është ende në zhvillim.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT