Gazetari Adriatik Kelmendi ka thënë se 170 vota të delegatëve kanë qenë kundër shkarkimit të kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku.
Ky numër votash edhe ia siguroi Abdixhikut qëndrimin në krye të kësaj pozite.
“170 vota që kanë qenë kundër, 152 pro shkarkimit të z.Abdixhiku, pesë vota janë shpallur të pavlefshme”, tha Kelmendi në Rubikon të Klan Kosovës.
“Pra, 170 delegatë, kanë votuar që z. Abdixhiku të mbetet kryetar i LDK-së”.


