Thursday, June 18, 2026
spot_img
HomeLajmeVazhdojnë protestat në Tiranë, qytetarët mblidhen për ditën e 19-të radhazi

Vazhdojnë protestat në Tiranë, qytetarët mblidhen për ditën e 19-të radhazi

Për të 19-ën ditë me radhë, qytetarë të shumtë janë mbledhur këtë të enjte në qendër të Tiranës në kuadër të protestës jopartiake që po zhvillohet prej javësh në kryeqytet.

Tubimi ka nisur në sheshin “Skënderbej”, ndërsa më pas protestuesit pritet të marshojnë përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit” drejt godinës së Kryeministrisë. Në përfundim të marshimit, organizatorët kanë parashikuar mbajtjen e fjalimeve para institucionit qeveritar.

Ndryshe nga ditët e mëparshme, grumbullimi i sotëm ka nisur në orën 19:00, një orë më vonë se zakonisht, sipas njoftimit të bërë paraprakisht nga organizatorët e protestës.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT