
Poezi nga: Victor Hugo
Përktheu: Alfred Kola
Varri i thotë trëndafilit:
– Me lotët që të njom agimi,
Çfarë bën, o lule e dashurisë?
Trëndafili varrit i thotë:
– Ç’bën ti me kë bie në gropë
Në honin e përjetësisë?
Thotë trëndafili: – O varr i zi,
Prej lotëve, në hije, tek rri
Bëj aromë me qelibar e mjaltë.
Thotë varri: – O lule në vajtim,
Prej çdo shpirti që te unë mbërrin
Bëj një engjëll për qiellin e pamatë!


