Wednesday, May 20, 2026
spot_img
HomeLajmeVance: ShBA me dy mundësi për Iranin, negociata ose rifillim i operacioneve...

Vance: ShBA me dy mundësi për Iranin, negociata ose rifillim i operacioneve ushtarake

Zëvendëspresidenti JD Vance ka folur lidhur me Iranin, duke thënë se janë dy rrugë që mund të ndjekin.

Sipas tij, e para është negociatat dhe opsioni i dytë është rifillimi i operacioneve ushtarake.

“Ne mendojmë se iranianët duan të arrijnë një marrëveshje”, u shpreh ai.

Ai gjithashtu foli edhe për mundësinë e rifillimit të operacioneve ushtarake, raporton Sky News.

“Ekziston një opsion B, dhe opsioni B është që ne mund të rifillojmë fushatën ushtarake”

“Kjo nuk është ajo që dëshiron presidenti. Dhe nuk mendoj se është ajo që duan as iranianët”, shtoi ai.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT