Tuesday, May 5, 2026
spot_img
HomeShowbizUka: Jahjaga nuk ishte nënë, por bëri kauza të fuqishme për Kosovën...

Uka: Jahjaga nuk ishte nënë, por bëri kauza të fuqishme për Kosovën (VIDEO)

Gazetarja, Arbëreshë Uka ka thënë se ish-presidentja Atifete Jahjaga, pavarësisht se nuk ishte nënë, ka bërë kauzë të fortë për fëmijët e Kosovës.

“Çka nëse nuk je prind, dhe ke një pozicion politik? E kemi ish-presidenten që nuk është nënë, por ka bërë kauza të fuqishme, dhe ia ka pru një fond shumë të madh Kosovës, që ka ndërtuar një spital pedriatik”.

“Ti mundesh mos me qenë prind, por ke ndjeshmërinë humane. Ish-presidentja kur e kanë pyetur se çka po donë, ka thënë po dua të iu ofrojë kushte më të mira, gjë që nuk e kanë bërë ata që kanë fëmijë”, tha Uka.

Uka po ashtu foli për paraqitjen e bashkëshorteve të kandidatëve për kryeministër këtë fushatë zgjedhore.

Gazetarja u shpreh se e shqetëson dukja e tyre përgjatë kësaj kohe fushate.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT