Monday, May 4, 2026
spot_img
HomeLajmeU rrahën mes vete, arrestohen tre persona në Prishtinë

U rrahën mes vete, arrestohen tre persona në Prishtinë

Tre meshkuj janë arrestuar në Prishtinë, pasi janë përfshirë në një rrahje mes vete.

Ngjarja ka ndodhur pasditen e së dielës.

Sipas Policisë së Kosovës, tre personat kanë pësuar lëndime trupore.

“Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që dyshohet se janë rrahur fizikisht në mes vete. Si pasojë të dyshuarit kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor.”, thuhet në raportin 24-orësh.

Sipas forcave të rendit, me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje. /Klankosova.tv

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT