Wednesday, September 9, 2026
spot_img
HomeLajmeLEX | I dënuar 117 herë për kundërvajtje në trafik, Vullnet Gashi...

LEX | I dënuar 117 herë për kundërvajtje në trafik, Vullnet Gashi dënohet me 1 vit e 4 muaj burgim për aksidentin fatal

Gjykata Themelore në Prishtinë e ka shpallur fajtor dhe e ka dënuar Vullnet Gashin me 1 vit e 4 muaj burgim për aksidentin me pasoja fatale, në të cilin kishte humbur jetën profesori Ferhat Bejtullahu.

Aktgjykimi është shpallur sot nga gjyqtari Driton Berisha.

Përveç dënimit me burgim, ndaj Gashit është shqiptuar edhe dënimi plotësues: i është marrë patentë-shoferi dhe i është ndaluar marrja e një lejeje të re për drejtimin e automjeteve për katër vjet.

Sipas aktakuzës së ngritur më 27 shkurt 2024 nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, aksidenti kishte ndodhur më 2 dhjetor 2023, në rrugën “Bill Clinton” në Prishtinë.

Prokuroria pretendonte se Gashi, duke drejtuar veturën pa patentë-shofer dhe në shiritin e destinuar për autobusë dhe taksi, nuk e kishte përshtatur shpejtësinë me kushtet e rrugës. Me pjesën e përparme të automjetit ai e kishte goditur Ferhat Bejtullahun, i cili po e kalonte rrugën dhe si pasojë e plagëve kishte humbur jetën. Detajet e aktakuzës⁠

Në fjalën përfundimtare, prokurori Ardian Mehmeti kishte kërkuar burgim efektiv, duke theksuar se Gashi, deri në kohën e aksidentit, ishte dënuar 117 herë për kundërvajtje në trafik dhe ditën e aksidentit po voziste pa patentë-shofer.

Gashi ishte deklaruar i pafajshëm gjatë shqyrtimit fillestar. Aktgjykimi i shpallur nga shkalla e parë nuk është i formës së prerë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT