Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, ka komentuar mundësinë e votimit të Slavko Simiqit për nënkryetar të Kuvendit nga radhët e komunitetit serb, pas debatit të krijuar në seancën konstituive.
Zemaj është pyetur nëse do ta votonte Simiqin për këtë pozitë, ndërsa pyetja erdhi pas deklaratës së deputetit të Listës Serbe, Igor Simiq, i cili gjatë propozimit tha se kandidatura bëhej “në emër të popullit serb”.
Zemaj e ka cilësuar situatën si pjesë të një loje politike të Lëvizjes Vetëvendosje, ndërsa Slavko Simiqin e ka quajtur bashkëpunëtor të kësaj partie.
“Këto janë lojëra politike të Vetëvendosjes. Para se të fillojë seanca, kjo është një gjë e njohur edhe nga e kaluara. Kjo politikë, ky populizëm – kjo është lojë e dyfishtë që e bëjnë me bashkëpunëtorin e tyre, Slavko Simiq”, tha Zemaj.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


