Kreu i PDK-së, Bedri Hamza, ka deklaruar se deputetët e kësaj partie do ta votojnë Vlora Çitakun për nënkryetare të Kuvendit, ndërsa ka thënë se nuk ka informacione se si do të zhvillohet procesi i votimit.
Hamza, pak para vazhdimit të seancës konstituive, tha se PDK-ja do ta mbështesë propozimin e saj për nënkryetare, ndërsa për mënyrën e votimit – në pako apo veç e veç – tha se nuk e di.
“Është përmbys rendi kushtetues. Na e votojmë nënkryeateren e PDK-së, Vlora Çitaku, vendi duhet të ketë institucione. Mbi të gjitha për PDK-në, jam i bindur, data 16 shtator është jetike. Dhe ne vendimet tona si PDK i bëjmë në favor të datës 16. Ne presim vendim lirues, dhe s’ka asnjë arsye tjetëer. Lufta e Uçk-së ishte për liri dhe e imponuar dhe të gjitha faktet kanë tregu që ka qenë proces i panevojshëm.
Ne votojmë për Nënkryetarin e PDK-së, përgjegjësinë për krijimin e institucioneve e ka partia fituese. Nuk kam informacione se si do të votohet. Propozimi do të jetë në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet,” tha ai.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


