Shoqata “Gjergj Kastrioti” në Zvicër ka njoftuar organizimin e një aktiviteti sportiv dhe kulturor të quajtur “Gjergji i Pamposhtur – Turneu i mundjes së duarve”, që do të mbahet më 31 maj 2026 në Bulach të Zvicrës.
Eventi, i cili organizohet për nder të 621-vjetorit të lindjes së Skënderbeut, përfshin kategori për femra dhe meshkuj, si dhe aktivitete familjare dhe punëtori arti për fëmijë.
Sipas njoftimit, aktiviteti do të zhvillohet në Grampenweg 5, 8180 Bulach, duke filluar nga ora 12:00, nën organizimin e Shoqatës “Gjergj Kastrioti” Zvicër. /Klankosova.tv


