Saturday, September 5, 2026
spot_img
HomeLajmePronari i “LIT” mohon se plagosja ndodhi brenda diskotekës: Ata e kanë...

Pronari i “LIT” mohon se plagosja ndodhi brenda diskotekës: Ata e kanë pritur jashtë perimetrit

Pas raportimit për plagosjen me armë zjarri të një 23-vjeçari në Prishtinë, pronari i diskotekës “LIT” në një bisedë me Sinjalin ka dhënë versionin e tij për ngjarjen, duke mohuar se incidenti ka ndodhur brenda lokalit.

Sipas pronarit, në momentin kur ka ndodhur plagosja, klientët tashmë kishin dalë nga diskoteka dhe A.B. ka qenë personi i fundit që ka dalë.

Ai pretendon se dy personat e dyshuar e kanë pritur 23-vjeçarin jashtë perimetrit të diskotekës “LIT”, në rrugën “Lidhja e Pejës”, dhe se kjo, sipas tij, mund të dëshmohet edhe përmes pamjeve të kamerave të sigurisë.

“Ngjarja nuk ka ndodhur në LIT. Ka përfunduar, kanë dalë të gjithë klientët, A.B. ka qenë i fundit që ka dalë. Ata (të dyshuarit) kanë qenë duke e pritur jashtë perimetrit të diskotekës ‘LIT’, në rrugën ‘Lidhja e Pejës’, ku shihen edhe në pamjet e kamerave të sigurisë”, ka deklaruar pronari.

Ai ka thënë se i vjen keq për plagosjen dhe se është i kënaqur që 23-vjeçari ka shpëtuar.

“Nuk ka ndodhur mirë që është plagosur, na vjen mirë që ka shpëtuar”, ka thënë ai.

Sa i përket asaj që ka ndodhur para incidentit, pronari ka thënë se personat e përfshirë mund të kenë pasur një bisedë brenda lokalit, por se nuk mund ta dijë përmbajtjen e saj.

“Ata brenda kanë mundur të fjalosen mes vete, por ne nuk e dimë se çfarë mund të flasin në vesh”, ka deklaruar pronari.

Ndërkohë, lidhur me rastin, Policia ka nisur hetimet, ndërsa rasti është iniciuar si “Vrasje në tentativë”. Hetuesit kanë sekuestruar edhe DVR-në e diskotekës, ndërsa pamjet e kamerave janë pjesë e hetimit për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT