Sot në ditën e katërt të fushatës, Partia Demokratike e Kosovës ka ‘zbarkuar’ në bastionin kryesor të saj, kryeqendren e Drenicës, Skenderaj.
Si zakonisht në sheshin kryesor të këtij qyteti, pjesëmarrja e njerëzve ishte e madhe.
Premtimet e PDK-së vazhdojnë të jenë rritja e pagave për 50% në sektorin publik, e po ashtu edhe e pensioneve të kategorive të ndryshme.


