Wednesday, September 2, 2026
spot_img
HomeLajmePolicia ia gjen marihuanën në xhep 20-vjeçarit në Rahovec – ky është...

Policia ia gjen marihuanën në xhep 20-vjeçarit në Rahovec – ky është i dyshuari që përfundoi nën hetime

Një 20-vjeçar është kapur me substancë të dyshuar narkotike gjatë një kontrolli nga hetuesit antidrogë në Rahovec, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se bëhet fjalë për Sejid Haskun, i lindur më 2006, i cili është ndaluar për kontroll nga hetuesit e Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë në Gjakovë.

Rasti ka ndodhur më 31 gusht, rreth orës 21:00, në rrugën “Gëzim Hamza” në Rahovec, gjatë zbatimit të planit operativ “Vera 2026”.

Gjatë kontrollit trupor, hetuesit kanë gjetur në xhepin e majtë të pantallonave të të dyshuarit një qese najloni me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë.

Substanca është sekuestruar në cilësinë e provës materiale dhe, pas peshimit, ka rezultuar të jetë rreth 0.68 gramë.

Për rastin është njoftuar Prokurori kujdestar i Prokurorisë Themelore në Gjakovë – Departamenti i Përgjithshëm, i cili ka urdhëruar inicimin e rastit ndaj të dyshuarit sipas nenit 269 të Kodit Penal.

Pas përfundimit të procedurave policore, Hasku është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa rasti ndaj tij do të vazhdojë të trajtohet nga organet kompetente.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT