Monday, September 21, 2026
spot_img
HomeLajmeTrumpi sulmon Britaninë: Po refuzon të hapë naftën e Detit të Veriut

Trumpi sulmon Britaninë: Po refuzon të hapë naftën e Detit të Veriut

Presidenti amerikan Donald Trump ka reaguar lidhur me parashikimin e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) se Mbretëria e Bashkuar do të goditet më së rëndi nga lufta në Iran, ndër ekonomitë e përparuara.

Në një postim në Truth Social, pas publikimit të raportit, Trump ka thënë se ndonëse Evropa është e dëshpëruar për energji, Britania nuk po e hap naftën e Detit të Veriut.

“Evropa është e dëshpëruar për energji, megjithatë Mbretëria e Bashkuar refuzon të hapë naftën e Detit të Veriut, një nga fushat më të mëdha në botë”.

“Tragjike!!! Aberdeeni duhet të jetë në lulëzim. Norvegjia ia shet naftën e saj të Detit të Veriut Mbretërisë së Bashkuar me dyfishin e çmimit. Ata po bëjnë pasuri”, ka shtuar Trumpi.

FMN-ja ka ulur vlerësimin e Mbretërisë së Bashkuar me gjysmë pike përqindjeje, që sipas raportit përbën uljen më të madhe mes ekonomive të përparuara.

Ndërkohë, Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar ka ndaluar licencat e reja për fushat e naftës dhe gazit në Detin e Veriut, duke deklaruar se energjia e pastër vendase është rruga përpara për sigurinë energjetike.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT