Saturday, August 29, 2026
spot_img
HomeShowbizTrump thotë se është bërë 'përparim i madh' në telefonatën me Putinin...

Trump thotë se është bërë ‘përparim i madh’ në telefonatën me Putinin – tregon se është propozuar një takim i ri me udhëheqësin rus

Presidenti amerikan Donald Trump ka thënë se biseda e tij me Vladimir Putinin ishte “shumë produktive” dhe se është bërë “përparim i madh” me udhëheqësin rus.

Ai thotë se Putin e përgëzoi Trumpin për “arritjen e madhe të paqes në Lindjen e Mesme, diçka që, tha ai, është ëndërruar për shekuj”.


Trump thotë se ai dhe Putini ranë dakord që një takim i këshilltarëve të nivelit të lartë, i udhëhequr nga pala amerikane nga Sekretari i Shtetit, Marco Rubio, do të zhvillohet javën e ardhshme.

“Unë dhe Presidenti Putin do të takohemi më pas në një vend të rënë dakord, Budapest, Hungari, për të parë nëse mund ta përfundojmë këtë luftë ‘të palavdishme’, midis Rusisë dhe Ukrainës”, ka thënë më tej ai, përcjell telegrafi

Ai shton se do ta diskutojë telefonatën e sotme me Putinin me Volodymyr Zelensky të premten “dhe shumë më tepër”.

Trump tha gjithashtu se Putin e falënderoi gruan e tij, Melania Trump, për “përfshirjen e saj me fëmijët”, duke thënë se Rusia ishte “shumë mirënjohëse dhe tha se kjo do të vazhdojë”.

Melania i shkroi një letër Putinit, të cilën Trump ia dorëzoi rusit në Alaska në gusht, duke ngritur shqetësime për fëmijët e zhdukur të Ukrainës.

Trump thotë se të dy udhëheqësit folën gjithashtu për tregtinë midis SHBA-së dhe Rusisë kur të mbarojë lufta në Ukrainë. /Telegrafi/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT