Sunday, September 20, 2026
spot_img
HomeLajmeTrump thotë se bisedimet do të vazhdojnë gjatë fundjavës

Trump thotë se bisedimet do të vazhdojnë gjatë fundjavës

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se negociatat janë ende në zhvillim dhe do të vazhdojnë edhe gjatë fundjavës, teksa foli shkurtimisht për gazetarët gjatë rrugës për një aktivitet në Phoenix, Arizona.

“Bisedimet janë duke vazhduar, [ato] do të vazhdojnë edhe gjatë fundjavës,” tha ai. “Po ndodhin shumë gjëra të mira dhe kjo përfshin edhe Libanin.”

Ai minimizoi komentet e një zyrtari iranian se ekzistojnë dallime të mëdha mes Uashingtonit dhe Teheranit.

“Nëse ka të tilla, do të duhet t’i rregullojmë, por nuk mendoj se ka shumë dallime të rëndësishme,” u shpreh ai.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT