Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka deklaruar se administrata e tij po shqyrton mundësinë e heqjes së sanksioneve ndaj kompanive kineze që kanë blerë naftë iraniane.
Sipas tij, vendimi ende nuk është final dhe pritet të merret në ditët në vijim, në varësi të zhvillimeve në tregjet globale të energjisë.
“Do të marr një vendim gjatë ditëve të ardhshme. Ne folëm për këtë”, tha Trump për gazetarët, gjatë kthimit nga një vizitë shtetërore.
Ai shtoi se çështja është diskutuar edhe në nivel të lartë diplomatik, duke përfshirë edhe takimet me udhëheqësin kinez Xi Jinping.
Deklaratat e tij vijnë në një kohë tensionesh të vazhdueshme në tregun e naftës dhe pasiguri globale lidhur me furnizimet energjetike, ndërsa Irani vazhdon të eksportojë naftë përmes rrugëve alternative për shkak të sanksioneve ndërkombëtare.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


