Saturday, September 5, 2026
spot_img
HomeLajmePërmbysje spektakolare në Serie A, Interi mposht Napolin me gol në minutat...

Përmbysje spektakolare në Serie A, Interi mposht Napolin me gol në minutat shtesë

Interi ka realizuar një përmbysje të jashtëzakonshme, duke e mposhtur Napolin me rezultat 3-2 në Serie A.

Napolitanët krijuan epërsi të dyfishtë përmes Matteo Politanos në minutën e 50-të dhe Rasmus Højlundit në të 53-tën.

Megjithatë, Lautaro Martínez ngushtoi rezultatin në minutën e 56-të, ndërsa Marcus Thuram barazoi në 2-2 tetë minuta para përfundimit.

Golin vendimtar e shënoi sërish Lautaro në minutën e parë shtesë, duke kompletuar përmbysjen dramatike të zikaltërve.

Me këtë triumf, Interi regjistroi fitoren e tretë në po aq ndeshje dhe vazhdoi fillimin perfekt të sezonit, ndërsa Napoli mbeti me tri pikë pas humbjes së dytë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT