Sunday, May 17, 2026
spot_img
HomeLajmeTrump paralajmëron Kanadanë për tarifa reciproke për produktet e drurit dhe qumështitSinjali

Trump paralajmëron Kanadanë për tarifa reciproke për produktet e drurit dhe qumështitSinjali

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump tha të premten se Kanadaja ka përfituar nga Shtetet e Bashkuara prej vitesh me tarifa për lëndën e drurit dhe produktet e qumështit dhe paralajmëroi se do të vendosë tarifa reciproke ndaj Kanadasë.

Duke folur për gazetarët në Shtëpinë e Bardhë, Trump tha se “tarifat e jashtëzakonshme” që Kanadaja vendos mbi produktet e qumështit dhe lëndës së drurit, e kanë bërë të pamundur shitjen e produkteve amerikane në Kanada.

Ai tha se nëse Kanadaja nuk pranon t’i heqë ato, ai do t’i vendosë të njëjtën tarifë Kanadasë.

Të enjten Trump shtyu për katër javë tarifat e reja prej 25% për shumicën e eksporteve meksikane dhe kanadeze në Shtetet e Bashkuara.

Një ditë më herët, Presidenti Trump njoftoi se po ndalonte tarifat për importet e automjeteve nga të dy vendet pasi tre prodhuesit më të mëdhenj amerikanë të automjeteve thanë se tarifat do të kishin një ndikim të rëndë financiar mbi ta, raporton VOA.

Presidenti i shtyu tarifat ndaj Meksikës pasi bisedoi me presidenten meksikane Claudia Sheinbaum e cila tha se qeveria e saj kishte ndihmuar në frenimin e fluksit të emigrantëve dhe fentanilit, një opioid vdekjeprurës në SHBA.

/GazetaSinjali/

! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT