Sunday, May 17, 2026
spot_img
HomeLajmeGrabitja e argjendarisë në Kamëz, hajnat vodhën bizhuteri me vlerë 700 mijë...

Grabitja e argjendarisë në Kamëz, hajnat vodhën bizhuteri me vlerë 700 mijë lekë

Grabitësit kanë vjedhur 700,000 lekë vjetra nga argjendaria në Kamëz.

Top Channel raporton se ka përfunduar inventarizimi i argjendarisë së grabitur. Autorët kanë vjedhur bizhuteri flori dhe argjend që kapin vlerën  e 7 milionë lekësh të vjetra.

Ditëm e djeshme dy persona të maskuar janë futur në një argjendari në pronësi të shtetasit O. L, dhe kanë marrë një sasi bizhuterish. Njëri prej grabitësve dyshohet se ishte i armatosur.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë, të cilat kanë ngritur pika kontrolli dhe po kryejnë kontrolle të zonës.

Nga kontrollet dhe shoqërimet e kryera deri më tani autoritetet nuk kanë mundur dot të shkojnë tek emri i autorit, por falë kamerave të sigurisë është mësuar itinerarin e tyre.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT