Sunday, May 17, 2026
spot_img
HomeLajmeDrake rikthehet me motive shqiptare, shfaqet me bluzën “bukë, djath & domate”

Drake rikthehet me motive shqiptare, shfaqet me bluzën “bukë, djath & domate”

Artisti kanadez Drake ka rikthyer sërish vëmendjen e publikut, pasi është shfaqur me elemente që lidhen me Shqipërinë.

Pas paraqitjes së mëparshme me një xhaketë të kuqe me shqiponjë, këtë herë Drake është parë i veshur me një bluzë me mbishkrimin “bukë, djath & domate”, një kombinim që përfaqëson mëngjesin tradicional shqiptar.

Ky detaj i ri ka ngjallur reagime dhe diskutime në rrjetet sociale, ku shumë fansa kanë komentuar për afërsinë e artistit me motive shqiptare, ndonëse nuk dihet ende origjina e kësaj lidhjeje apo zgjedhjeje stilistike.

Pamjet janë bërë shpejt virale, duke shtuar edhe një tjetër moment interesant në raportin e Drake me elemente të kulturës shqiptare që janë shfaqur herë pas here në stilin e tij.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT