Mbrojtësi Amir Rrahmani ka fituar epitetin e “Lojtarit të Ndeshjes” në triumfin e Napolit ndaj Pisas.
Ylli i Kosovës ishte i jashtëzakonshëm në fitoren 0-3, ku edhe shënoi golin e dytë për Napolin, duke realizuar me kokë pas harkimit të Elmas.
“SofaScore” e ka vlerësuar me notën 9.3, pasi përveç golit ishte i pathyeshëm në mbrojtje, duke rikuperuar gjashtë herë topin dhe duke fituar dy duele. Ndër të tjera, ai kompletoi edhe 141 pasime nga 144 të tentuara.
Pas Rrahmanit, më i vlerësuari ishte mesfushori Scott McTominay me notën 8.2.
Ndërkohë, Napoli me këtë fitore ka siguruar pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve për sezonin tjetër.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


