Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka deklaruar se Uashingtoni nuk synon një marrëveshje të nxituar me Iran, duke theksuar se negociatat po zhvillohen në mënyrë të rregullt dhe konstruktive.
Në një postim në rrjetin e tij Truth Social, Trump ka thënë se i ka udhëzuar përfaqësuesit amerikanë që të mos nxitohen në arritjen e një marrëveshjeje, duke shtuar se “koha është në anën tonë” dhe se procesi duhet të zhvillohet pa gabime.
Ndërkohë, Sekretari amerikan i Shtetit Marco Rubio ka deklaruar se mund të ketë zhvillime të reja në orët apo ditët në vijim, duke lënë të hapur mundësinë e një marrëveshjeje paraprake mes palëve.
Sipas raportimeve ndërkombëtare, draft-marrëveshja përfshin elemente si zgjatja e armëpushimit, hapja e korridoreve strategjike detare dhe lehtësime të pjesshme ekonomike, por ende nuk ka konfirmim zyrtar nga palët.
Nga ana tjetër, mediat raportojnë se disa çështje mbeten ende të pazgjidhura, përfshirë edhe çështjen e rezervave të uraniumit, ndërsa Irani kërkon garanci më të qarta në procesin negociues.
Negociatat mes SHBA-së dhe Iranit pritet të vazhdojnë, ndërsa të dyja palët theksojnë se një marrëveshje përfundimtare ende nuk është arritur.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


