Monday, June 15, 2026
spot_img
HomeLajmeTrump mbërrin në Gjenevë për samitin e G7-ës

Trump mbërrin në Gjenevë për samitin e G7-ës

Presidenti amerikan, Donald Trump ka mbërritur në Gjenevë përpara samitit të G7-ës këtë javë, ku marrëveshja e tij e re me Iranin do të jetë në qendër të vëmendjes.

Trump fluturoi gjatë natës nga Uashingtoni, duke u nisur në orët e para të mëngjesit pas ndeshjes së UFC-së në South Lawn.

Nga aeroporti i Gjenevës, ai do të shkojë në Evian-les-Bains, Francë, vendpushimi alpin ku po mbahet samiti i këtij viti.

Më vonë sot, ai do të takohet kokë më kokë me organizatorin e G7, presidentin francez Emmanuel Macron, me të cilin ka pasur një marrëdhënie të trazuar.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT