Një rast i rëndë ka tronditur opinionin publik në Brazil, ku një vajzë 5-vjeçare, Maria Clara Aguirre Lisboa, është gjetur e vdekur në një varr të mbuluar me çimento në oborrin e shtëpisë së saj.
Autoritetet kanë arrestuar nënën e saj dhe njerkun, të cilët dyshohet se kanë pranuar përfshirjen në krim. Sipas ekspertizës mjeko-ligjore, viktima ka vdekur nga asfiksia, ndërsa ekzistojnë dyshime se ajo mund të ketë qenë ende gjallë në momentin e varrosjes.
Trupi i pajetë është zbuluar në gjendje të avancuar dekompozimi, ndërsa hetimet kanë nisur pasi gjyshi i fëmijës kishte raportuar zhdukjen e saj.
Autoritetet braziliane po vijojnë hetimet, ndërsa rasti është cilësuar si një nga më tronditësit e kohëve të fundit në vend.
BRASIL | A investigação sobre a morte de Maria Clara Aguirre Lisboa, uma menina de 5 anos encontrada enterrada no quintal de casa em outubro de 2025, teve novos desdobramentos após a divulgação do laudo do Instituto Médico Legal#itapetininga #policia #seguranca #brasil pic.twitter.com/YBsPAZLX5P
— Jornal NH (@jornalnh) April 29, 2026
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


