Në mesjavë zhvillohet xhiroja e 31-të në Superligën e Kosovës, ku do të luhen gjithsej pesë ndeshje, tri sot dhe dy të tjera nesër.
Dita e sotme sjell tri përballje interesante. Drita dhe Prishtina përballen në Gjilan, Llapi e pret Prishtinën e Re në Podujevë, ndërsa Malisheva dhe Gjilani duelojnë në stadiumin “Liman Gegaj”.
Të gjitha ndeshjet e ditës së sotme nisin nga ora 15:00.
Nesër në program janë dy takime tjera. Drenica sfidon Ballkanin në stadiumin “Bajram Aliu”, ndërsa Ferizaj dhe Dukagjini, dy skuadrat finaliste të Kupës së Kosovës, përballen edhe në kuadër të Superligës.
Edhe këto ndeshje zhvillohen me fillim nga ora 15:00.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


