Saturday, October 3, 2026
spot_img
HomeLajmeTrepça s’po gjen formulën ndaj Bashkimit, humbet sërish

Trepça s’po gjen formulën ndaj Bashkimit, humbet sërish

Bashkimi ka shënuar fitoren e dytë brenda kësaj jave ndaj Trepçës, duke triumfuar me rezultat 82-76 në superndeshjen e së shtunës në Superligën e basketbollit.

Skuadra prizrenase arriti kështu të përsërisë suksesin e së martës në Superkupë, kur po ashtu kishte mposhtur Trepçën.

Lojtari më i dalluar i ndeshjes ishte JaJuan Johnson, i cili kontribuoi me 13 pikë dhe 6 kërcime.

Me këtë fitore, Bashkimi mbetet në krye të tabelës me 9 pikë, ndërsa Trepça renditet në vendin e katërt me 4 pikë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT