Ambasada Gjermane ka shënuar 36-vjetorin e Bashkimit të Gjermanisë, duke kujtuar rrugëtimin e vendit nga ndarja drejt unitetit dhe rolin e tij në Evropë.
Në mesazhin e publikuar me këtë rast, Ambasada thekson se Bashkimi i Gjermanisë shënon jo vetëm ribashkimin e vendit, por edhe kalimin nga dy ish-forca të armatosura në një Bundeswehr të bashkuar dhe nga një Evropë e ndarë drejt një Bashkimi Evropian të bazuar në bashkëpunim dhe paqe.
Ambasada ka veçuar edhe rëndësinë e kësaj historie për Kosovën, duke theksuar se trupat gjermane kanë shërbyer vazhdimisht në kuadër të KFOR-it që nga viti 1999, së bashku me aleatët dhe partnerët.
“Angazhimi i Gjermanisë për Evropën vazhdon – i ndërtuar mbi unitetin, partneritetin dhe përgjegjësinë”, thuhet në mesazhin e Ambasadës.
Në fund, Ambasada Gjermane ka uruar Ditën e Bashkimit të Gjermanisë, duke shprehur mirënjohje për pjesëtarët e saj të shërbimit dhe duke theksuar rëndësinë e së ardhmes së përbashkët evropiane.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


